Krishtlindja kremtohet ne mbare boten
  • 4 years ago
Besimtarët e krishterë në të gjithë botën kremtojnë këtë të mërkurë festën e Krishtlindjes, që përkujton lindjen e Krishtit.

Në meshën tradicionale të mesnatës së Krishtlindjes në Vatikan, Papa Françesku i bëri thirrje njerëzimit të mos reshtë së dashuri Zotin, si në gëzime ashtu edhe në vështirësi.

?Krishtlindja na kujton se Zoti vazhdon të na dojë të gjithëve, edhe më të keqin prej nesh. Dashuria e tij është e pakushtëzuar, nuk varet prej jush. Mund të keni mendime të gabuara, mund t?i keni bërë gjërat shumë keq, por Zoti vazhdon të të dojë. Sa herë mendojmë se Zoti është i mirë me ne, nëse bëjmë gjëra të mira dhe na ndëshkon nëse bëjmë të këqija. Jo, ai nuk është kështu?.

Megjithatë, përpara qindra besimtarëve nga e gjithë bota, të mbledhur në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa Françesku sqaroi se veprimet e këqija nuk justifikohen, përfshirë edhe abuzimet e priftërinjve.

Edhe në kishën katolike të Betlehemit në Gaza, qytetin ku mendohet të ketë lindur Jezu Krishti, besimtarë nga e gjithë bota morën pjesë në meshën e mesnatës.

Por shumë prej besimtarëve katolikë nga ky vend nuk u lejuan nga autoritetet izraelite të ishin pjesë e meshës për arsye sigurie. Krishtlindja u kremtua edhe në disa kisha katolike në Turqi.

Ndërsa në Danimarkë, përmes një gjesti solidariteti, besimtarët myslimanë organizuan festën e Krishtlindjes për të varfrit.

Tv Klan
Recommended