Shpallet cifti fitues i “Dance With Me 6”

  • 4 years ago
Era dhe Flori u shpallën fituesit e emisionit të kërcimit ?Dance With Me 6? në Tv Klan.

Finalizimi i mbrëmjes së sotme erdhi pas disa netëve shumë emocionuesve, ku puna e Era Rusit dhe Florian Agalliut ishte ajo që bëri edhe jurinë ta vlerësonte më shumë. Puntata e sotme u shoqërua edhe me surpriza të shumta.

Por para se të akordohej çmimi fitues Gentian Zenelaj shpalli një nga konkurrentët, fitues të çmimit të produksionit. Sipas aktorit të humorit, ky çmim i shkoi ?barkut më simpatik?, Eduart Ndocaj.

?Deri tani jemi mësuar të shohim ?Mis Eleganca?, ?Mis Fotoshenia?, ?Miss Interneti?, ?Mis Vetulla e Bukur?. Asnjë mis nuk është shpallur deri më tani për belin. Asnjë mis për belin. E kam fjalën për ne që jemi ne 3XL. Kjo kupë që është çmimi i produksionit i shkon barkut më simpatik që ka pasur ky produksion. I shkon pashait?, tha Zenelaj dhe më pas ia dha kupën ish-deputetit Ndocaj./tvklan.al

Recommended