Kodi Zgjedhor, debati publik do të jetë jashtë Kuvendit

  • 4 years ago
Diskutimi publik për ndryshimin e Kodit zgjedhor do të organizohet jashtë institucionit ligjvënës. Këtë e ka konfirmuar koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së Jovan Mitrevski i cili shtoi se datën dhe orën e debatit do t?i caktojë kreu i komisionit parlamentar kompetent Aleksandër Kiracovski. Propozimi për një njësi zgjedhore kundërshtohet nga dy partitë më të mëdha parlamentare BDI dhe VMRO me 6 mijë amendamente. Ndërkohë kryeparlamentari Xhaferi kishte deklaruar se nuk ka bazë në Rregullore për organizimin e diskutimit publik në Kuvend, për ligjet me procedurë të shkurtuar.

Recommended