Betimi para presidentit i Arben Ahmetaj
  • 4 years ago
Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, u betua para presidentit Ilir Meta. Këtë të premte u zhvillua ceremonia e betimit të tij në institucionin e Presidencës duke marrë në këtë mënyrë detyrën e re.

?Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit përkatës, Ministri i Shtetit për Rindërtimin, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, tha: ?Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikmëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave!??, thuhet në njoftimin për mediat e zyrës së presidencës.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, duke i dorëzuar dekretin, i uroi Ministrit Ahmetaj suksese në këtë detyrë shumë të rëndësishme./tvklan.al
Recommended