“Për flamurin e vërtetë, për të shtrenjtin ideal”, Rama këndon sëbashku me fëmijët
  • 4 years ago
Kryeministri Edi Rama ishte në Durrës mëngjesin e kësaj të marte. Ai vizitoi dy komplekse turistike ku janë zhvendosur disa familje, të cilët u larguan nga banesat e tyre për shkak të dëmtimeve nga tërmeti i 26 Nëntorit.
Në këto hotele janë ngritur edhe disa klasa për fëmijët e vegjël. Pas vizitës në një klasë parashkollore, kreu i qeverisë këndoi sëbashku me fëmijët dy këngë, ?Ty flamur të duam shumë? dhe ?Viti i ri?.
?Flamurin kuqezi në zemër, Vitin e ri në mendje dhe të gjithë bashkë me këngë dhe me valle për vit të ri?, tha kryeministri.
Rama u takua edhe me qytetarët që janë zhvendosur tashmë në këto hotele. Ai kërkoi nga ata durim, pasi për rindërtimin duhet pak kohë. Tërmeti i 26 Nëntorit la pas 51 viktima, qindra të plagosur dhe shumë banesa të dëmtuara. Pas kësaj, qeveria mori vendimin që banorët që kanë mbetur pa shtëpi të strehohen në hotele./tvklan.al
Recommended