Rama: Fondi për rindërtimin pas tërmetit nuk prek parametrat e buxhetit, do i integrojmë

  • 4 years ago
Kreu i qeverisë Edi Rama tha se fondi për të përballur rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit është zë i veçantë në buxhetin e shtetit që nuk prek asnjë nga parametrat e tjerë të buxhetit vjetor. Duke qënë një fond me program të posaçëm më vete, shefi i mazhorancës tha se kjo garanton transparencë. Në këtë fond do të rakordohen me njëra-tjetrën si pjesa e vecantë në buxhet ashtu edhe donacionet e dhëna për rindërtimin e vendit, dhe nëse do të shihet nevoja. do të shtohet fond në çdo rishikim buxheti edhe gjatë 2020-ës.

Recommended