Report TV - Propozimet e Bashës? Rama: Jo zgjidhje magjike, nuk do të prekim fondet e shërbimeve
  • 4 years ago
Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm në mbledhjen e qeverisë kishte një përgjigje edhe për Lulzim Bashën në mënyrë indirekte, referuar propozimit të liderit demokrat për të anuluar 150 milionë dollarë koncesione. "Nuk do të prekim palcën e shtyllës kurrizore të buxhetit, sikur na është propozuar apo propaganduar si zgjidhje magjike. Nuk do të cenojmë parametrat kryesorë të buxhetit sepse duam që rindërtimi të jetë një plus në ekonomi, jo një shkak që ekonomia të impaktohet negativisht. Nuk do të prekim asnjë nga programet e shërbimeve. Kemi hequr nga buxheti të gjithë volumin e shpenzimeve për logjistikë, makina, zyra, pajisje etj pa prekur strukturën e investimeve për teknologjinë sepse aty do ishte një tjetër budallallëk' tha ai.
Recommended