“Bli shtëpi, bli banesë”, aplikimet deri në fund të muajit
  • 4 years ago
Në ditën e fundit të këtij viti do të përfundojë aplikimi për kredi të subvencionuar nga shteti, për projektin "Bli shtëpi - bli banesë". Kjo do të thotë që aplikimet e fundit të qytetarëve, për të cilat do të vendosë një komision i posaçëm, do të duhet t'i shqyrtojë në periudhë të zgjedhjeve. Ministrja e Financave thotë se do të kërkojë mendim nga antikorrupsioni, por shpreson se nuk do të marrë një mendim negativ, sepse bëhet fjalë për projekt në vazhdim.
Recommended