Report TV -Mot me kthjellime deri në fund të muajit, Bani: Temperaturat tipike të stinës
  • 5 years ago
Temperaturat e ulëta dhe ditët e me diell na kanë shoqëruar që në ditët e para të muajit mars. Meteorologia Adiola Bani për Report tv ka dhënë panoramën e situatës meteorologjike në vend.

?Siç e kemi vënë re muaji mars ka hyrë kryesisht me temperatura të larta dhe i thatë. Këtë situatë atmosferike e kemi shijuar javën e parë të marsit, por do të mbetet prezent kryesisht gjatë 10 ditëshit të parë të këtij muaji. Do të jetë muaj i ngrohtë, me temperatura të larta, ndërsa në zonat malore kemi pasur vlera pozitive 3 deri ne 4 gradë celcius", shprehet meteorologia.

Deri më mes të këtij muaji temperaturat do të jenë konstante dhe do të karakterizohen nga mot me kthjellime të shumta. Ky muaj do të karakterizohet nga disa episode me reshje të dendura shiu.

?Në zonat malore në vijim temperaturat do të zbresin nën 0. Deri në 17 dhe 18 gradë celcius janë temperaturat që do të zbresin kryesisht gjatë 10 ditëshit të dytë të marsit. Ndërsa prezenca e reshjeve do të jetë nga periudha 12 mars deri në 23-24 mars?, thotë Bani për Report Tv.

Muaji mars do të ketë temperatura tipike të stinës duke mos pasur asnjë surprizë të pakëndshmë për të gjithë ata që e duan pranverën dhe ditët e bukura të saj.
Recommended