Historia e jashtezakonshme: Gruaja ben lindje te parakohshme gjate lekundjeve te post-termetit

  • 4 years ago
Vendi ynë është duke përjetuar ditët më të vështira që pas tërmetit të 26 nëntorit. Në programin ?Historia ime? është sjellë ditën e sotme një histori njerëzore, jete dhe shprese në mes të momenteve më tragjike që kaluam natën e tërmetit të fuqishëm. Bëhet fjalë për historinë e një gruaje që solli në jetë djalin e saj, në mes të lëkundjeve të tërmeteve të njëpasnjëshme që goditën vendin tonë.

Gazetarja e ?Historia ime? ka udhëtuar drejt fshatit, Radë që është shumë pranë Gjirit të Lalëzit, në familjen Sheraj, ku zonja Vjollca tregon situatën e vështirë që kanë kaluar natën e tërmetit.
Zonja Vjollca së bashku me familjen e saj prej 4 ditësh janë duke jetuar në çadër. Por në mes të dhimbjes, familja ka përjetuar një gëzim të madh, sepse nusja e saj ka lindur në 28 nëntor, dy ditë pas tërmetit të fuqishëm.

Recommended