Diaspora ne ndihme te Shqiperise
  • 4 years ago
Tërmeti shkatërrues i 26 Nëntorit ka ngritur në këmbë shqiptarët e diasporës, për t?i ofruar ndihmë vendit të tyre. Shqiptaro-Amerikani Mark Gjonaj, anëtar i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, së bashku me një delegacion nga diaspora prej ditësh janë në terren. Ata kanë parë nga afër dëmet e shkaktuara.

?Nga momenti që dëgjuam për këtë tërmet, ne e dinim që ishte një thirrje për të vepruar. Është përgjegjësia jonë për të qenë aty për njëri tjetrin në kohë të vështira. Dua t?ua bëj të qartë, diaspora është këtu për të qenë pjesë e zgjidhjes dhe jo e problemit. Jemi këtu të rehabilituar atdheun për t?u përqendruar tek lehtësimi i dhimbjes dhe për të dhënë mbështetjen për personat në nevojë. Mesazhi ynë ka qenë ?Ju nuk jeni të vetëm, çfarë mund të bëjmë dhe çfarë iu duhet?.

Pas përfundimit të operacioneve të kërkim shpëtimit, Gjonaj thekson se është koha të rimëkëmbet çfarë është shkatërruar, por këtë herë duhet bërë në mënyrë që tragjedi të tilla të parandalohen.

?Objektivat afatgjata janë gjetja e strehimit dhe zgjidhjeve të përhershme, që kërkon një periudhë për të rimenduar të ardhmen e Shqipërisë kur vjen fjala për zhvillimin e rindërtimin. Duke e ditur se jetojmë në një zonë të cënueshme nga tërmetet të këtij rajoni duhet të mësojmë ta parandalojmë këtë në të ardhmen dhe kjo është një thirrje për qeverinë. Inxhinierët nga e gjithë bota, arkitektët, mjekët, punonjësit socialë, ejani në atdheun tuaj. Shërbimet dhe profesionet tuaja nevojiten këtu?.

E për politikën, Gjonaj mendon se është momenti kur më shumë se kurrë duhet të jetë e bashkuar.

Tv Klan
Recommended