Report TV -Natë e vështirë me shi e shtrëngata për të strehuarit në çadra

  • 4 years ago
Forcat e mbrojtjes civile italiane kanë qenë një mbështetje e madhe e operacioneve të kërkim shpëtimit në Shqipëri pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin, ashtu sikundër dhe shumë partnerë të tjerë të huaj që u treguan solidarë në këto ditë të vështira për shqiptarët. Tashmë, grupet e mbrojtjes civile janë pranë të prekurve nga tërmeti të cilët janë strehuar në çadra në Durrës.

Një natë e vështirë kjo e sotmja e cila është përfshirë nga reshje të shumta shiu. "Live nga Durrësi, vazhdojmë përpara pa frikë", shkruan një prej përfaqësuesve të grupeve të mbrojtjes civile italiane, në këtë mesazh mjaft domethënës.

Recommended