Joveski: Bonuset në Prokurorinë Speciale, absurde

  • 4 years ago
Sekreti për lartësinë e bonuseve në PSP,  janë element kryesor që hedh dyshime në mënyrën si janë paguar kompensimet e konfidencialitetit, shpjegon prokurori i shtetit Ljubomir Jovevski. Sipas tij, këto janë para publike dhe shpenzimet e tyre nuk duhet të jenë të klasifikuara. Shtesa nuk ka guxuar të jetë më e lartë se 35% e pagave të marra nga prokurorët. Jovevski tregoi se do të hetojnë të gjitha rrethanat, për të përcaktuar nëse ka ndonjë element të veprës penale.