Shqipëri, 16 viktima dhe qindra të lënduar nga tërmeti
  • 4 years ago
Tërmeti katastrofal që goditi Shqipërinë në orët e hershme të mëngjesit ka lënë të paktën 16 të vdekur dhe mbi 600 të plagosur. Forcat e shpëtimi kanë arritur të shpëtojnë mbi 40 persona ndërkohë që shumë objekte banimi janë shembur nga lëkundjet e fuqishme që kanë tmerruar banorët e zonave Durrës, Tiranë dhe të disa vendbanimeve tjera në pjesën veriore të vendit. Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje për qetësi duke siguruar qytetarët se forcat e emergjencës do të bëjnë gjithçka për tu dalë në ndihmë në këtë fatkeqësi të rëndë natyrore.
Recommended