Drejtorët, 2 institucione nuk funksionojnë në mënyrë normale

  • 4 years ago
Kati i katërmbëdhjetë në godinën e TVM-së thuajse nuk funksionon, edhe pse atje janë të vendosura dy institucione shtetërore, Drejtoria për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Komisioni për Mbrojtjen e së Drejtës për Qasje të Lirë deri tek Informacionet me Karakter Publik. Që të dy institucionet janë pa udhëheqës. Ka mundësi që pas Vitit të Ri të vihet në pikëpyetje dhe funksionimi i tyre. Drejtoria për Mbrojtjen e të Dhënave Personale tashmë gjatë muaj nuk ka drejtor, ndërsa dy vite e gjysmë nuk ka as zv/drejtor. Nuk mund ta realizojnë programin vjetor e as të miratojnë program të punës për vitin e ardhshëm. Të gjitha dokumentet që i lëshojnë janë jozyrtare, edhe pse tek ta arrijnë ankesa nga qytetarët për keqpërdorime të të dhënave personale.

Recommended