Pallati i paligjshëm pranë ambasadave - (22 Janar 2000)

  • 5 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Ambasada Zvicerane, përfaqësia e OSBE-së dhe ambasada Britanike në Tiranë protestojnë ndaj një ndërtimi të paligjshëm që ka nisur pranë rezidencave të tyre. Firma ?Tekno Projekt? ka nisur ndërtimin e një pallati 16-katësh duke shkelur të gjitha rregullat e urbanistikës. Ndërtesa që ka filluar të ngrihet nuk respekton distancën e përcaktuar me ligj me ndërtesat e tjera që e rrethojnë. Pallati që ka nisur të ndërtoj firma ?Tekno Projekt?, në pronën e familjes Mullai, është vetëm pak metra nga të gjitha rezidencat e huaja dhe vetëm 1m nga ndërtesa e përfunduar e një qendre multifunksionale biznesi e ndërtuar nga shoqëria ?Alani shpk?. Sipas protestës së dy rezidencave diplomatike në Tiranë me ndërtimin e këtij pallati shkelet edhe konventa e Vjenës për marrëdhëniet diplomatike e cila parashikon që autoritetet shtetërore janë të detyruara të sigurojnë të gjitha kushtet e nevojshme rezidencave diplomatike. Leja për ndërtimin e këtij pallati është dhënë nga KRT e Tiranës, por në bazë të ligjit të vjetër të urbanistikës, duke shkelur në mënyrë flagrante ligjin e ri. Ndërsa prefektura e Tiranës ka nxjerrë një urdhër për pezullimin e këtij pallati dhe policia ka ndërhyrë disa herë për pezullimin e punimeve firma ndërtuese vazhdon punimet. I takon KRT të drejtuar nga vetë kryeministri Meta të marrë vendimin për ndalimin e kësaj ndërtese./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego

Recommended