Përfaqësuesi i FMN në Shqipëri (speciale) - (21 Janar 2000)

  • 5 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

FMN Traikal:- Ne kemi patur një ulje të konsiderushme të inflacionit në -1% në vitin 1999. Në të njëjtën kohë ne kemi patur stabilitet të lekut, që reflekton politikat monetare dhe fiskale të vendeve të tjera. Problemi kryesor në vitin 1999 ishte mbledhja e të ardhurave, veçanerisht ato doganore. Të ardhurat tatimore ne kemi patur një rritje 35%. Nga ana tjetër për doganat nuk kishim një rritje shumë të madhe. Problemet në fushën e administratës doganore ishin të lidhura me parametrat makroekonomike. Inflacioni ishte më i ulët ndërsa leku më lartë. Problem ishte edhe lufta kundër korrupsionit dhe kontrabandës. Kishte probleme me zbatimin e kodit të ri doganorë.

Sfidat për vitin 2000 do të jenë mbledhja më e madhe e të ardhurave dhe përfundimi i privatizimit të ndërrmarrjeve si AMC, Albkromit dhe privatizimit të Bankave Shteterore. Privatizimi i BKT është në një fazë shumë të përparuar dhe në vitin 2000 ne do të krijojmë kushte të përshtatshme për privatizimin e Bankës së Kursimeve. Në këtë mënyrë dua të theksoj se privatizimi i BKT nuk paraqet asnjë rrezik për depozitat pasi ato janë të garantuara nga shteti. Privatizimi i Bankës së Kursimeve do të shoqërohet me një rikapitalizim të plotë siç po ndodh tashmë në BKT. Për programin e ri të uljes së varfërisë dhe zhvillimit kjo levizje nuk është vetëm një ndryshim në emër, por edhe një peogram që synohet për të fokusuar të gjithë energjinë për politikat kundër varfërisë./tvklan.al

Recommended