U gjet në koshin e mbeturinave, në kërkim të rrënjëve, nëna birësuese e martoi me vëllanë e saj

  • 4 years ago
TIRANË- Nëna e braktisi disa ditë pas lindjes duke e hedhur në koshin e mbeturinave.Sot, 66 vjeçarja Marjana Biba, i drejtohet emisionit ?Pa Gjurmë?, për të mësuar të vërtetën e saj.

Mbrëmjen e sotme në emisionin ?Pa Gjurmë? u prezantua historia e një zonje 66-vjecare nga qyteti i Durrësit. Fati i saj shënjohet i ?zi? që prej ditës kur ajo erdhi ne jetë, duke u braktisur nga nëna biologjike, e cila e la pranë një koshi mbeturinash në rrugën Bardhok Biba në Tiranë, kur ajo ishte vetëm disa ditëshe e lindur.Të qarat e një foshnje të sapo lindur, pranë koshit të mbeturinave në rrugë të hapur, solli reagimin e menjëhershëm të banorëve të lagjes.Foshnjes, banorët i vendosën emrin Marjana dhe mbiemrin Biba, për shkak të rrugës ku gjetën foshnjen. Datelindja e Marjanës, rezulton ne 3 korrik të vitit 1953, dhe vetëm 20 ditë pas lindjes, ajo kalon në shtëpinë e fëmijës në Tiranë.Në krye të vitit, Marjana zhvendoset në shtëpinë e fëmijës në Shkodër, e cila në atë kohë, njihej me emrin ?Cerdhe Shkodër?. 2 vite më vonë, në vitin 1956, ajo regjistrohet te parashkollori ne Elbasan. Por rrugëtimi i Marjanës, do të ishte një kalvar i gjatë vuajtjesh. Pa kaluar shumë kohë, kjo e fundit do të nisej sërish drejtë jetimores në qytetin e Sarandës. Aty, një cift do ta merte Marjanën në birësim, por ende pa filluar procedurat, Marjana qëndron vetëm, një mbrëmje dhe largohet nga shtëpia me vullnetin e saj, për shkak të zënkave të tmerrshme që cifti krijonte. Kohë më vonë, kur vitet kaluan dhe ajo filloi të rritej, Marjana u zhvendos në qytetin e Durrësit, ku përvecse studionte, filloi edhe të punonte. Nuk kaloi shumë kohë, kur nëna birësuese, i dha për burrë vëllanë e saj. Marja rrëfen në "Pa Gjurmë" historinë e saj.

Recommended