Task forca rrugore ndëshkon 160 shoferë, probleme teknike dhe mbipeshën

  • 5 years ago
Pajisja e lëvizshme e kontrollit teknik dhe peshorja, sipas Task-Forcës Rrugore po lehtëson ndjeshëm në identifikimin e drejtuesve që udhëtojnë me automjet jashtë kushteve teknike të parashikuara. Aktualisht makina lëvizëse është në qytetin e Shkodrës.

Për të gjithë drejtuesit e gjetur me shkelje janë marrë masa ndëshkuese, me gjoba që varjojnë nga 10 mijë lekë deri në 100 mijë lekë. Pas vendosjes së gjobës, subjektet kanë të drejtë të ankimojnë vendimin te Komisioni i vlerësimit të gjobave i cili vendos për masën e penalitetit.

Aksioni filloi në1 shtator 2019 dhe do të shtrihet në të gjithë territorin, ende nuk është vendosur sa muaj do të zgjasë. Qëllimi i kësaj nisme është rritja e sigurisë rrugore sidomos për automjetet e transportit publik dhe tonazhit të rëndë.

B.K./Shqiptarja.com

Recommended