Shulku zbulon porositë për 'Arenën Kombëtare', inspektorët e UEFA-s lënë afat deri të mërkurën
  • 4 years ago
Stadiumi Arena Kombëtare kreu të dielën ndeshjen testuese që u luajt mes Vllaznisë dhe Apolonisë për femra, e cila u ndoq edhe nga dy inspektorë të UEFA-s që panë me detaje të gjithë parametrat para ndeshjes inauguruese mes Shqipërisë dhe Francës.

Në një komunikim të shkurtër për ?Report TV? sekretari i federatës shqiptare të futbollit Ilir Shulku tha se inspektorët e UEFA-s në përgjithësi ngelën të kënaqur, por lanë disa detyra për t?u përmbushur deri të mërkurën që më së shumti kishin të bënin me pjesën e jashtme të stadiumit.
Recommended