Report TV - Ralf Gjoni: Rezoluta që është përgatitur nga socialistët është diletane

  • 5 years ago
TIRANE-Në komisionin e Jashtëm u miratua në parim mes debatesh projekt-Rezoluta e hartuar nga deputeti socialist Ervin Bushati "Për Ndërhyrjet e Huaja në Proceset Elektorale dhe Dezinformimin në Proceset Demokratike Kombëtare?, e cila u kundërshtua nga ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i cili kërkoi që përpara se të veprohet duhet një qëndrim nga qeveria shqiptare që parlamenti të mos futet në ujëra të turbullta. Ai tha se nuk ka asnjë parlament në Europë që të merret konkretisht me emra shtetesh. Koha, sipas tij kur u shpallnim luftë shteteve ka mbaruar ne 8 dhjetor 1990. Disa nga kolegët e tij socialistë i sollën në vëmendjen rastin e lobimit rus të PD-së në SHBA, por Bushati u përgjigj duke thënë se "Lulzim Basha nuk ekziston për mua në këtë cështje dhe 10 zgjedhje të bëjmë do ta mundim".

Kryetarja e grupit Demokrat Rudina Hajdari tha se rezoluta është jashtë realitetit shqiptar. "Pse duhet të kesh frikë ti nga ndërhyrjet ruse, pasi 98% e shqiptarëve mbështesin SHBA-BE, ne problemin kryesor e kemi me liderët tanë" tha ajo. Ndërkohë që deputeti tjetër Ralf Gjoni tha pas përfundimit të komisionit në një prononcim për gazetaren e Report Tv, Klesiana Omeri se rezoluta që është përgatitur nga socialistët është diletane dhe propagandistike kundër opozitës. "Unë nuk e kuptoj thelbin dhe arsyetimin, pasi është diletante dhe nuk i shkon një vendi anëtar të NATO-s, bëhet propagandë për arsye partiake. Ka ardhur koha të ngremë shqetësime për seriozitetin e Kuvendit. Nuk mund të përmendim emra shtetesh pa evidentuar dhe pa filluar ndëshkimin e krimit të organizuar. Këtu sot ka para të pista ku blihet vota nga krimi dhe na sillet rezolutë për ndërhyrje të huaja, thjesht se dëshirohet të goditet Lul Basha apo ndonjë tjetër".

Recommended