Ndotja e ajrit kontribuon në 3,000 vdekje të parakohshme në vit

  • 5 years ago
Ministri i Ekologjisë Naser Nuredini shmang gazetarët. Në vend të pyetjeve të gazetarëve për masat që planifikon shteti për të zbutur ndotjen, ai përsëriti deklaratën e para disa ditëve që dha pas takimit me inspektorët e mjedisit. Nuredini nuk tregoi as sa gjoba janë shqiptuar deri më tani për ndotësit e ajrit. Ndërkaq në raportin e fundit të Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Evropën thuhet se ndotja e ajrit kontribuon në 3,000 vdekje të parakohshme në vit në vend.