Ndotja e ajrit, dhjetëfish mbi të lejuarën

  • 6 years ago
Ndotja enorme e ajrit në Shkup dhe qytetet tjera të vendit. Kreu i qytetit të Shkupit numëron masat që ka ndërmarr për uljen e ndotjes, ndër të tjera edhe ndryshimet në Ligjin për automjetet të cilat parashikojnë pajisjen e makinave me etiketa ekologjike. Por ky hap i autoriteteve është kritikuar ashpër nga opozita. Sipas tyre kjo masë nuk do të ulë ndotjen, por do të jetë një goditje e fortë për shtresën e mesme dhe të varfër të vendit.