Semundja e rende e la te paralizuar, nuk pranohet ne shkolle

  • 5 years ago
Historia e dytë e përcjellë në programin ?Historia ime?, nën drejtimin e Mirela Milorit është historia shumë e veçantë dhe aspak e lehtë e një djali 23-vjeçar, i cili është në një karrige me rrota dhe është vetëshkolluar deri në klasën e pestë.

Kur ishte foshnjë vetëm dy-javëshe, Agustin Aramadhi u prek nga sëmundja e pneumonisë, një sëmundje e cila e la të paralizuar përgjithmonë. Fëmijëria e tij ka qenë e vështirë. Agustini nuk shkoi në kopsht si bashkëmoshatarët e tij dhe madje as në shkollën fillore. Në asnjë institucion arsimor nuk u pranua për shkak të gjendjes së tij fizike. Për këtë arsye, ai u detyrua të studionte në shtëpi me prindërit e tij. Në moshën 11- vjeçare nisi shkollën, duke hyrë direkt në klasën e pestë. Sot punon dhe është në pritje për të ndjekur studimet master.

Për të folur më shumë për këtë histori ka qenë të ftuar: Zv. Ministrja e Shëndetësisë, Bardhylka Kospiri dhe avokati Ilir Korbi.

Recommended