Report TV -Me shpejtësi skëterr, shoferët 'fluturojnë' me 157-200km/h në aksin Sauk-Teg!
  • 4 years ago
Në vetëm tre orë e 30 minuta policia rrugore ka pezulluar 10 patenta në aksin Sauk -Teg. Sipas policisë në radarë janë shënuar shpejtësi marramendëse me të cilët lëviznin shoferët, ku varionte nga 157 km/h deri në 200 km/h në aksin rrugor Sauk-Teg.

Ky aks është një ndër akset problematikë për aksidentet, ku shpesh herë është bërë problem lëvizja me shpejtësi të lartë të automjeteve dhe garat që bëjnë shoferët e papërgjegjshëm.

Ndërkohë policia ka bërë apel të gjithë shoferëve që të kenë kujdes pasi shpejtësia të çon drejt aksidentit.
Recommended