Shilegov për Alsat zbardhë detajet për tramvajin

  • 5 years ago
Prej para Draçevës deri në Butel 2 dhe nga Lisiçja e Re deri në Gjorçe Petrov. Këto janë trasetë nëpër të cilat planifikohet të kalojë tramvaji i ri i paralajmëruar. I njëjti nuk do të lëviz në hekurudhë apo me rrymë, por me goma me motor hidrogjeni. Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov për Alsat zbardhi se një pjesë e trasesë do të lëviz nëpër korsinë e shpejtë kurse stacionet për qytetarët të bëhen në vendet ku tani ka gjelbërim në bulevarde. Në një pjesë të vogël do të lëvizin në korsinë e djathtë të ngadalshëm. Makinat dhe mjetet tjera bartëse nuk do të mund të lëvizin nëpër korsinë e njëjtë.