Mandati i Kajmakut, avokati: Procesi i verifikimit nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme, jo i plotë

  • 5 years ago
Kryetari i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, nuk është i pranishëm në KQZ, teksa po diskutohet kërkesa e Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e mandatit të tij, pasi ka fshehur arrestimin dhe hetimin në Greqi.

Kajmaku përfaqësohet nga avokati i tij, Isuf Shehaj, i cili ka hedhur dyshime mbi procesin e verifikimit nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme ndaj kryetarit të Bashkisë së Vorës.

?Prokuroria nuk ka mundur të administrojë asnjë vendim të formës së prerë për Agim Kajmakun. Administrimi i akteve nga ana e Prokurorisë duhet të bëhet vetëm në rrugë zyrtare dhe duhet të ishin bërë përmes letërporosiv. Verifikimet nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme janë të paplota.

Prokuroria nuk mund të dalë në konkluzione pa ardhur letër-porositë nga institucionet greke. Kështu lind pyetja a është nisur kërkesa për këtë letërporosi?! Pa patur këto përgjigje nuk kemi një procedurë verifikimi të përfunduar.?-ka deklaruar Isuf Shehaj, avokat i Kajmakut, duke hedhur dyshime mbi procesin e verifikimin e tij nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme.