Gjuha Ruse drejt vdekjes mes shqiptareve

  • 5 years ago
Gjuha ruse është drejt vdekjes te shqiptarët. Këtë vit akademik në fakultetin e gjuhëve të huaja nuk ka asnjë të regjistruar në këtë degë.

Megjithatë kjo degë nuk do të mbyllet. Dekani Artur Sula shpreson që në vitet e ardhshme të ketë të interesuar.

?Ka 4-5 vite që ka ardhur në rënie. Ka qenë diku tek 5 veta, por vitet e tjera kanë qenë 12-15. Do ishte një minus, ku Shqipëria të mos ketë mundësi të prodhojë specilsta të gjuhëve të tilla që po shndërrohen të rralla. Gjithmonë do ketë literaturë ruse, libra rus që duhen përkthyer. Le të jetë gjuhë e dytë,ose e tretë, por ne pas disa vitesh të kemi mungesë në specialis, përkthyes të gjuhës ruse, ne nuk mund të kemi luksin t?ia lejojmë këtë Shqipërisë?.

Dikur gjuha ruse ishte gjuha kryesore që mësonin nxënësit shqiptarë. Por sot ata janë të orientuar drejt gjermanishtes dhe anglishtes. Megjth në shkollën asim vokshi ka, sërish nxenes, të paktë në numër, por që kanë interes për gjuhën ruse.

?E vetmja shkollë në shqipëri që bën rusisht është ?Asim Vokshi?. Sivjet ka pasur një rënië . nuk regjistrohehsin nxënësit në rusisht. Kërkesat janë në gjermanisht për këto dy vite?, tregon Silvan Beqaj.

Edhe ata pak nxënës që studiojnë rusisht, e shohin si një trambolinë për të përfituar bursë në Rusi.

?Jep bursa shumë të mira dhe dua të studioj jashtë kufijve të Shqipërisë. Mund të punoj në turizëm, me grupe turistësh. Dua të iki në Rusi të shikoj atje për një shkollim më të mirë?, shprehet një nxënës.

Ashtu si rusishtja, edhe greqishtja po zgjidhet gjithnjë e më pak nga të rinjtë, duke rrezikuar mbylljen e kësaj dege. Interesimit të TV klan, se sa degë rrezikojnë mbylljen në të gjithë vendin, ministria e Arsimit, thotë se ende nuk ka një shifër të saktë, pasi duhet të mbyllen përfundimisht regjistrimet për shkollat e larta.

Tv Klan

Recommended