Brenda Nentorit plan te posaçem per personat me precedente kriminale

  • 5 years ago
Kryeministri Edi Rama tha mbrëmjen e kësaj të enjteje në ?Opinion? se brenda Nëntorit do të dalë me një plan të posaçëm për të gjithë personat me precedentë kriminalë, për të cilët tha se do t?u rezervohet një trajtim ?që nuk i shkon mendja asnjërit sot në Shqipëri?

?Është reale që ka një problem me një tipologji njerëzish të një moshe të caktuar që përbëjnë këtë që thotë Mustafai, që thua ti etj. Shumë shpejt, besoj brenda Nëntorit do të dal para shqiptarëve dhe do të them ja çfarë është situata ja ça do të bëjmë ne tani. Brenda Nëntorit unë do të shpall një plan të posaçëm për të gjithë personat me precedentë kriminal apo të skeduar si persona të përfshirë në aktivitet kriminal të cilëve do iu rezervojmë një trajtim shumë të veçantë. Një trajtim që nuk i shkon mendja asnjërit sot në Shqipëri. Ne po punojmë për një plan. Kjo gjë që do bëjmë tani ka ardhur koha të bëhet dhe është mundësia të bëhet sepse Policia e Shtetit sot i ka fituar të gjitha ato hapësira në terren. Është vendosur baza për të bërë këto ofensivë të re në raport me këtë kategori njerëzish. Do ta bëjmë në atë mënyrë siç nuk ia pret atyre juve dhe askujt tjetër?./tvklan.al

Recommended