Moderatorja shqiptare leshon gojen ne studio live

  • 5 years ago
Edhe gazetarët bëjnë gabime, madje edhe gafa, sidomos kur janë në transmetim të drejtpërdrejtë. Por kjo gazetare duket se e ka humbur durimin fare.
Kjo video që po qarkullon në rrjetet sociale na vjen nga Fieri. Në një emision të televizionit lokal ?Apollonia?, moderatorja Marsela Topi mesa duket ishte e revoltuar me punën e stafit të saj.
Teksa në studio ishte me dy të ftuarit, drejtuesja e emisionit ?u zhvesh? tërësisht nga normat e etikës, duke rrëshkitur në një fjalor banal.
?O çuna po pushoni ja q**** r***?, iu drejtua moderatorja stafit teknikëve, të cilët mesa duket po pëshpërisnin me njëri-tjetrin. Kjo ka bërë që drejtuesja të humbiste durimin dhe t?u kthehej ashpër atyre, duke ?harruar? se ishte në emision.
Nuk dihet nëse biseda në studio ishte drejtpërsëdrejti apo emisioni ishte i regjistruar. Nëse do të aludojmë për këtë të fundit, llogjikisht etika gazetareske do ta donte që momenti i pakëndshëm të pritej në montazh, por kjo nuk ka ndodhur.

Recommended