Moderatorja dhe psikologia perloten ne studio

  • 4 years ago
?Historia ime?, në Tv Klan ditën e sotme solli një histori të pazakontë të një 13- vjeçareje, e cila jeton në kushte të vështira së bashku me mamanë e saj, e cila është në një gjendje jo të mirë shëndetësore. Vogëlushja në studio ka treguar dhunën që babai i saj ushtronte vazhdimisht ndaj tyre, por edhe vëshirësitë që kanë kaluar kur u larguan nga shtëpia.

Për një periudhë kohe, ajo dhe mamja e saj janë endur rrugëve pa ushqim dhe një strehë ku mund të qëndronin.

Në studio, Ana me zërin që i dridhej kërkon që të ketë edhe ajo një familje, të mund të festojë si gjithë të tjerët, të mos ketë mungesa në ushqime apo veshje, por edhe të përfitojë pensionin e babit të saj që është ndarë nga jeta.
?Historia ime? prej dy muajsh është duke ndjekur rastin e vogëlushes dhe i është drejtuar Institutit të Sigurimeve Shoqërore, në mënyrë që 13-vjeçarja të përfitojë pensionin e të atit. Gjithashtu ?Fundjava Ndryshe? ka siguruar ushqim dhe gjërat e nevojshme për Anën dhe mamanë e saj.

Recommended