Vrasja e Ivanoviç, arrestohen 2 persona

  • 5 years ago
Një operacion i gjerë i policisë së Kosovës është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm në veri të Mitrovicës. Sipas burimeve zyrtare, 2 persona janë arrestuar, të akuzuar si të përfshirë në vrasjen e ish-kreut të serbeve të Kosovës, Oliver Ivanoviç.
Mësohet se në pranga është vënë Rade Basara, hetues në stacionin policor në veri të Mitrovicës. Në kërkim është shpallur Zhelko Bojiç, shef i zyrës operacionale të veriut të Kosovës, por është arrestuar djali i tij, pasi në shtëpi iu gjet një armë pa leje.
Sipas prokurorisë, të dy këta persona dyshohen si të përfshirë në krim të organizuar, pjesëmarrje në fshehjen e provave që kanë të bëjnë me vrasjen e Ivanoviç.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani konfirmoi se aksioni nisi rreth orës 5 të mëngjesit ku morën pjesë rreth 100 forca policore.