Report TV -Studiuesi Ylli Drishti boton albumin me “Skënderbeun dhe nudot” e Janaq Paços

  • 5 years ago
Ndjeshmëria edhe plastika e veprave të Janaq Paços (1914-1991)kësaj here botohet në një album. Jeta edhe krijimtaria artistike e skulptorit të njohur, që nga punët që ka realizuar në Akademinë e Arteve në Athinë e më pas në Tiranë janë pjesë e këtij albumi, që është botuar nga studiuesi i artit Ylli Drishti. ?Skulptori i Popullit? i vlerësuar si një ndër themeluesit e skulpturës realiste shqiptare të shekullit të XX, sipas Drishtit, është një nga artistët që u ka dhënë jetë formave të ngrohta plastike, por edhe që është vlerësuar si skulptor monumental dhe portretist i veçantë, i cili në Shqipëri solli frymën e skulpturës klasike dhe moderne greke.

?Vëmë re ndikimin e artit klasik grek edhe prirjen e tij për t?i bërë portretet, sidomos ato femërore me një delikates edhe plastik të bukur?, shprehet studiuesi Drishti.