Report TV - Anti-informaliteti/ Murrizi: Pamë show! Denaj: Aksioni dha rezultat

  • 5 years ago
Seanca e Kuvendit këtë të mërkurë nisi me interpelancën e deputetit Myslim Murrizi me ministren e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj për aksionin anti-informalitet, politikën fiskale, investimet e huaja, por edhe punësimin. "Shteti nuk duhet të funksionojë me aksione dhe fushata, deri tani kemi parë vetëm show'.

"Kontrollet në biznese janë bazuar te analiza e riskut. Pastaj në maj kemi bërë shumë telefonata për bizneset në bregdet me risk të lartë. Pati edhe një ndërgjegjësim për biznesin dhe më pas u pasua me kontrolle. Në sektorin e Turizmit janë konstatuar mbi 2400 shkelje. Në sektorin e medias një subjekt është në proces verifikimi nga katër kontrolle që janë kryer.

Në total janë referuar 19 raste në prokurori për skemat e mashtrimit me TVSH. Për 31 punonjës të Tatimeve dhe 44 të Doganave janë marrë masa. Rezultatet nuk pritet të jenë të menjëhershme, por qarkullimi në disa sektorë të ekonomisë është rritur. Deklarimi i xhirove është rritur. Nuk është luftë anti-informalitet me aksione".

Recommended