Turqia do te ndertoje autostraden Beograd-Sarajeve
  • 5 years ago
Premton investime në rajonin e Ballkanit

Kryeqyteti i Serbisë do të jetë i lidhur me autostradë me atë të Bosnjes. Beogradi dhe Sarajeva, përveç pengesave politike, të lidhur me infrastrukturë kanë qenë pak edhe në kohën e Jugosllavisë.

Për këtë në Serbi u takuan përfaqësuesit e tri shteteve, përveç nikoqirëve, presidenti turk Recep Taip Erdogan dhe përfaqësuesit e Bosnjës.

Presidenti serb, Alleksandar Vuçiç, që priti delegacionet, në takimet trilaterale theksoi se shpreson që një ditë fqinjët të mos shikohen përmes nishanit, por të jetojnë sikur të jenë bashkë.

Ata folën më herët gjatë takimeve trilaterale në një konferencë për mediat.

?Turqisë dhe presidentit Erdogan i jam shumë mirënjohës për kontributin dhe rolin që padyshim e ka paqësorë në Ballkan. Presidenti turk ka treguar se sa të rëndësishme e ka këtë rajon dhe ne këtu duhet të mësojmë të jetojmë bashkë në të ardhmen?.

Këtë projekt e paguan Ankaraja, pasi me koncension do t?i shkojë Turqisë dhe kompanitë turke do të jenë ato që do ta ndërtojnë rrugën mes qendrave dikur në luftë. Ky projekt ka kushtuar. Erdogan tha se këto investime dhe takimet trilaterale do të vazhdojnë.

?Rruga është sinonim për civilizimin dhe me jetën. Nëse do të arrijmë të ndërtojmë rrugë në mes të dy popujve, kjo do të ketë ndikim tek banorët dhe do ta ndaloj largimin e tyre. Ne jemi të vendosur ta vazhdojmë mekanizmin e trilaterales dhe është mirë që këtu mendojmë për të gjithë rajonin?.

Në takime ishin tre presidentët apo anëtarët e presidencës së Bosnjes, kroat, serb e mysliman. Ata thanë se problemet mund të zgjidhen vetëm me komunikim.

?Kjo autostradë është e një rëndësie të veçantë për Bosnjen. Me Serbinë do të flasim për marrëdhëniet bilaterale dhe është shfaqur një ide edhe për hekurudhat?, tha Zheljko Komsiç, anëtar i presidencës boshnjake.

Ky përurim u bë në kuadër të vizitës dy ditore të presidentit turk, i cili pak foli për Kosovën, por ka sjellë me vete 200 biznesmen dhe 6 projekte për ndërtimin e fabrikave.

Tv Klan
Recommended