Faturat online, Ministria do t’i lërë biznesit një periudhë tranzitore - Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Projekti më i rëndësishëm që prek të gjithë komunitetin e biznesit ai i fiskalizmit, pritet të shtyhet me tre muaj.Ministria e Financave duket se do të marrë në konsideratë kërkesat e biznesit i cili insistoi që kjo nisëm të mos nisë të zbatohet nga janari i 2020. Burime nga Ministria e Financave thonë se ky institucion po shikon mundësinë për të patur një periudhë traznitore, e cila mund të zgjasë deri në tre muaj.Vendimi pritet të zyrtarizohet nesër nga ministrja Ani Denaj.Në këtë mënyrë jo vetëm biznesi por edhe administrata tatimore do të ketë më shumë kohë për tu përgatitur lidhur me këtë projekt, i cili ka si synim kryesor reduktimin e informalitetit.Projekti parashikon një sistem të ri faturimi i cili do të jetë online për çdo transaksion. Brenda këtij viti parashikohet të behet edhe testimi i nevojshëm. Ndërsa kanë nisur procedura e përzgjedhjes së kompanive që do të bëjnë gati nga ana teknologjike sistemin e ri.Që nga muaji gusht Ministria ka nisur konsultimet me grupet e interesit, pasi ky projekt shoqërohet me pikëpyetje mbi zbatimin e tij por njëkohësisht ka edhe kosto shtesë për bizneset.Këta të fundit pritet të njihen me draftin final për të vendosur cfare do të ndodhe me kasat aktuale që përdorin, nëse ato do të ripërshtaten apo do të dalin jashtë funksionit.

Recommended