VV e LDK gati per negociata
  • 5 years ago
Rezultatet e dala nga zgjedhjet e së dielës do ta çojnë Kosovën drejt një qeverie koalicioni pasi asnjë nga dy partitë kryesuese nuk e formon dot e vetme qeverinë. Pa pritur certifikimin e rezultait zyrtar nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, kandidatja e LDK-së për Kryeministre Vjosa Osmani, teksa falenderoi qytetarët për zgjedhjet e qeta dhe të rregullta foli për një fitore të madhe të opozitës dhe konfirmoi uljen në bisedime me Vetëvendosjen për krijimin e një qeverie koalicioni.
Në të njëjtën kohë, mbështetës të Vetëvendosjes u dyndën në sheshin ?Skëndërbeu? në Prishtinë për të festuar fitoren.
Me ta u bashkua edhe lideri Albin Kurti, i cili u shpreh i gatshëm për një bashkëpunim me LDK-në.
Pas 12 vitesh në qeverisje, PDK pranoi kalimin në opozitë .
?Së bashku me PDK kemi punuar shumë që t?i fitojmë këto zgjedhje por nuk fituam. Qytetarët kanë dhënë verdiktin e tyre dhe ne e pranojmë. PDK do të kalojë në opozitë por ne do të vazhdojmë t?i shërbejmë kombit dhe shtetit?, tha Kadri Veseli.
Në opozitë do të jetë edhe partia e Kryeministrit në detyrë Ramush Haradinaj, e cila renditet e katërta bashkë me aleaten e saj në koalicion Partinë Social Demokrate. Haradinaj përgëzoi qytetarët për nivelin e lartë të pjekurisë politike dhe demokratike duke falënderuar institucionet për organizimin e zgjedhjeve dhe mbarëvajtjen e tyre.
Recommended