Veliaj, pret drejtues te Sarajeves - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim një delegacion të kryesuar nga Kryeministri i Kantonit të Sarajevës, Edin Forto, me të cilin diskutoi sfidat e së ardhmes për të dyja qytetet. Veliaj theksoi se projektet e mëdha infrastrukturore dhe transporti publik janë dy nga fushat me interes për te bashkëpunuar. ?Miku im Edin Forto dhe skuadra e tij na parashtroi disa ide ku mund të bashkëpunojmë: në çështje të menaxhimit të mbetjeve, siç kemi bërë në Tiranë me mbylljen e landfillit dhe transformatorin e energjisë, në çështje të transportit publik, edhe transformimin që po bëjmë në transportin publik elektrik. Jam i bindur që mund të bashkëpunojmë dhe mësojmë nga Sarajeva, sidomos kur vjen puna te disa kompetenca që ata i kanë tashmë, siç mund të jetë shëndeti parësor, apo kompetenca të tjera që Bashkia e Tiranës ende pret që t?i decentralizojë?Veliaj u shpreh se po mirëpret marrëveshjen mes qeverisë se kantonit të Sarajevës dhe Bashkisë së Tiranës. ?Jemi shumë afër me mentalitet, me dëshirën për të dalë nga situata të vështira. Ka shumë histori që na bashkojnë, e shumë pak ato që na ndajnë. Ne duhet të gjejmë se çfarë gjërash kanë funksionuar në Tiranë ose në Sarajevë, që janë me kosto të ulët, e që janë ndoshta shumë afër mentalitetit tonë për të transformuar mënyrën sesi funksionojnë qytetet tona. Jam shumë i lumtur që ju mirëpres në Tiranë, e mezi pres që të jetë fillimi i ri i një marrëveshje fantastike me qeverinë e kantonit të Sarajevës dhe skuadrën e Bashkisë së Tiranës?Në shenjë miqësie Veliaj i dorëzoi kryeministrit të Kantonit të Sarajevës ?Kullën e Sahatit?, simbol i kryeqytetit.
Recommended