OSHEE me drejtues të ri, largohet Seferaj - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Historiku i drejtimit të kompanisë së shpërndarjes së energjisë, tregon se jetëgjatësia e administratorit të përgjithshëm në krye të saj, nuk ka shkuar më shumë se një vit. Megjithatë, duke e zyrtarizuar ikjen në një konferencë për shtyp Arben Seferaj, ka shpjeguar arsyet e dorëheqjes nga posti i drejtorit të përgjithshëm. Në drejtimin e ri të kompanisë, një nga më të vështirat sa i përket menaxhimit do të jetë Ardian Çela. Deri tani ai ka qenë drejtor i Inspektortiatit Qëndror Teksnik, ndërsa më parë ka mbajtur detyrën e nënkryetarit të Bashkisë së Durrësit. Në harkun kohor të një viti, kur në krye të OSHEE-së ka qenë Abren Seferi, humbjet në rrjet janë ulur me 9%, ndërsa janë arkëtuar 60 milion dollarë më shumë ku 14 milion kanë ardhur vetëm gjatë muajit nëntor, ndërsa janë arrestuar 569 persona për vjedhje të energjisë.

Recommended