Protesta ne Irak, 70 te vrare

  • 5 years ago
Mbi 70 persona kanë humbur jetën në protestat masive që kanë përfshirë Irakun ditët e fundit. Në rrugët e Bagdadit janë regjistruar skena të forta dhune mes protestuesve dhe policisë.

Një zyrtar i policisë tha se ka qenë një snajper i paidentifikuar që vrau 4 persona të premten në kryeqytet, nga të cilët 2 janë policë. Kryeministri i vendit Adel Abdel Mahdi tha më herët se protestuesit kanë kërkesa të ligjshme, por sipas tij qeveria nuk ka ?shkopin magjik? për t?i zgjidhur ato duke bërë apel për qetësi.

Shkaku i protestave janë pakënaqësia e të rinjve kundër shkallës së lartë të papunësisë, mungesës së shërbimeve publike dhe korrupsionit. Kjo duket si një nga krizat më të mëdha të qeverisë aktuale që ka pushtetin prej së paku një viti.

Edhe pse qeveria bëri thirrje për ruajtje të qetësisë, autoritetet reaguan sërish dhunshëm në protestën e së premtes ku u vranë 10 persona. Interneti u ndërpre në mënyrë që të pengoheshin grumbullimet. OKB dhe Shtetet Bashkuara shprehën shqetësim për dhunën në rritje. Iraku është i katëri në botë për rezervat e naftës, por 22.5% e popullsisë 40 milionëshe jeton me më pak se 2 dollarë në ditë.

Vendi është duke u munduar të shërojë dhe plagët nga lufta me Shtetin Islamik që kontrollonte veriun dhe perëndimin prej vitit 2014.

Tv Klan