Mjekesia kerkon rikthimin e konkursit

  • 5 years ago
E ndërsa dega e mjekësisë mbetet më e preferuara nga maturantët, universiteti i mjekësisë kërkon rikthimin e konkursit për tu bërë pjesë e tij. Sipas drejtuesve të universitetit, nuk mundet që të barazvlerësohet një 10-të e marrë në shkollat e kryeqytetit me një 10 të marrë në shkollat e tjera të vendit.

?Kemi mbledhur të dhënat e vitit të fundit dhe në fund të vitit të parë kemi tre kategori studentësh. 30 % e studentëve që bien 1-2 nota nga ato të gjimnazit, 40 % të tjerë që bien 3 nota nga mesatarja e gjimnazit, kemi edhe 30 % që bien më shumë se 4 nota nga mesatarja e gjimnazit, gjë që tregon që edhe ato dhjeta që janë marrë nëpër gjimnaze nuk janë të gjitha njësoj. Mund të ketë njëfarë fiktiviteti në dhënien e notave në gjimnaz?, thotë Prof. Dr. Arben Gjata, rektor i Universitetit të Mjekësisë.

Rektori Gjata thotë se për të shmangur hapësirat korruptive, konkursi duhet të jetë i informatizuar dhe kandidati të njihet direkt me pikët e marra.

?Të krijojmë mundësitë reale që të bëjmë një konkurs pranimi, por i cili duhet të jetë i tipit informativ. Pra me një fond pyetjesh që duhet tu jepen studentëve. Ne këtë e aplikojmë për konkurset e specializimeve . Është diskutuar qoftë me Ministrinë e Arsimit, qoftë me atë të Shëndetësisë në kuadër të paktit për universitetin dhe është mirëpritur si ide, por kërkon investime dhe ambiente.?

Plotësimi i kuotave të pranimit që në raundin e parë të regjistrimeve, sipas gjatës lidhen me rritjen e kërkesës së tregut të brendshëm për mjekë, pas largimit të tyre jashtë vendit, por edhe si një mundësi për punësim direkt në vende të tjera.

Tv Klan

Recommended