Kerkohet ulja e moshes se votuesve

  • 5 years ago
Politikanët italianë duan të marrin vota edhe nga 16-vjeçarët

Partitë politike në Itali kanë bërë thirrje që të ulet mosha e të rinjve për të votuar. Pas protestave që u organizuan për ndryshimet klimatike, ideja për të miratuar një propozim të tillë shihet si një mundësi e mirë për t?i dëgjuar kërkesat që ata kanë.

Sipas analistëve nëse të rinjtë do të votojnë që në moshën 16 vjeç, atëherë kjo gjë pritet të rrisë elektoratin deri në 1 milion persona.

Aktualisht italianët duhet të mbushin 18 vjeç për të zgjedhur përfaqësuesit në dhomën e ulët të Parlamentit dhe duhet të jenë 25 vjeç për të votuar në zgjedhjet për Senatin.

Nëse propozimi miratohet, Italia do të jetë vendi i dytë në Bashkimin Europian pas Austrisë që ul moshën minimale për të marrë pjesë në zgjedhjet kombëtare nën 18 vjeç.

Thirrja e partive është mbështetur nga Partia Demokratike dhe Lëvizja 5 Yjet.

Lugi Di Maio është shprehur se kjo gjë është një mënyrë e mirë për t?i thënë të rinjve se ka ardhur koha të merren seriozit kërkesat e tyre pasi ata duhet të dëgjohen dhe duhet të jenë në qendër të politikës.

Vende të ndryshme të BE-së, përfshirë Gjermaninë dhe Skocinë, u lejojnë 16-vjeçarëve të votojnë në zgjedhjet lokale, por Italia do të ishte shteti i parë i madh i Europës që do të lejonte këtë grupmoshë në zgjedhjet parlamentare.

Klan Plus

Recommended