Raporti per shkarkimin e Metes, Hakorja: “Venecia” shqyrtoi natyren juridike
  • 5 years ago
Opinioni paraprak i Komisionit të Venecias për procedurën e Komisionit Hetimor Parlamentar të shkarkimit të Presidentit Ilir Meta, është i natyrës juridike dhe jo politike.
Kështu është shprehur kryeredaktori i lajmeve të TV Klan Fatos Hakorja në një lidhje direkte për emisionin ?Opinion?.

Sipas Hakores, edhe Gjykata Kushtetuese që do të vendosë në fund nëse Presidenti Meta ka shkelur ose jo Kushtetutën me anulimin e datës së zgjedhjeve të 30 Qershorit, do të shqyrtojë anën juridike dhe jo politike.
Fatos Hakorja theksoi se opinioni paraprak i ?Venecias? nuk ka fuqi ekzekutive, por është thjesht opinion juridik.

?Nuk ka fuqi ekzekutive, por kujtojmë këtu kontekstin në të cilin Kuvendi i është drejtuar Komisionit të Venecias. Ne i jemi drejtuar në kushtet e mungesës së Gjykatës Kushtetuese. Nëse do të kishim pasur Gjykatën Kushtetuese, mbase do t?i drejtohej, por në mungesë të Gjykatës Kushtetuese Kuvendi ka gjetur si mënyrë për t?iu drejtuar për të kuptuar natyrën juridike të veprimeve të Presidentit me anulimin e datës së zgjedhjeve të 30 Qershorit. Vetë Komisioni thotë se procedurat e shkarkimit të Presidentit janë të natyrës politike dhe juridike. Politike për shkak se ngritja e Komisionit Hetimor u bë me votat e mazhorancës. Dhe juridike për shkak se Komisioni Hetimor shqyrton natyrën juridike të akteve të Presidentit, po kështu edhe Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë natyrën juridike. Vetë Komisioni ka shqyrtuar natyrën juridike dhe jo atë politike. Po ashtu ka shmangur kontekstin politik në të cilin Presidenti thotë pse ka marrë atë vendim. Pra, deri tani opinioni është i natyrës juridike. Nuk është i natyrës politike?.

Duke komentuar raportin paraprak, kryeredaktori i lajmeve të Tv Klan u shpreh se Komisioni i Venecias do të thërrasë sërish palët, pra Presidecën dhe Kuvendin, më datë 11 Tetor për t?i dëgjuar pretendimet e tyre dhe do të japë raportin final.

?Zakonisht Komisioni i Venecias vepron në këtë mënyrë, ka vepruar në këtë formë kur Shqipëria i është drejtuar për të kërkuar mendim për çështje juridike, siç ka ndodhur me reformën në drejtësi. Kujtojmë këtu, dy herë ka dhënë opinion paraprak dhe përsa i përket ligjit të SPAK. Edhe në këtë rast ka përgatitur një opinion paraprak për t?u treguar palëve opinionin që anëtarët e tij kanë krijuar mbi natyrën juridike të kërkesave që ka paraqitur Kuvendi, nëse Presidenti ka tejkaluar kompetencat, ka patur të drejtë apo jo ligjore në anulimin e datës së zgjedhjeve. Pasi ka sjellë këtë opinion, Komisioni i Venecias është i gatshëm të dëgjojë dhe njëherë palët më datë 11 kur po ashtu do të jepet dhe opinioni final, për t?i dëgjuar dhe njëherë palët, për të bërë komentet e tyre mbi këtë opinion paraprak?.
Recommended