Tselentis, i paditur disa here per mashtrim me parashikimin e termeteve

  • 5 years ago
Akis Tselentis, sizmiologu grek i cili tha se rajoni i Ballkanit dhe Shqipëria do të goditej nga një tërmet apokaliptik ka shkaktuar jo pak herë polemika me deklaratat e tij në shtetin fqinj. Madje dy herë ai është paditur për mashtrim dhe përhapje të panikut.
"Në fakt, përplasjet ndërmjet sizmologëve, kanë përfunduar edhe në dyert e gjykatës. Vetë Tselentis është paditur dy herë. Të parën në vitin 2008, nga prefekti i Akaisë, për krijim paniku te popullata, pasi Tselentis dhe bashkëpunëtorë të tij kishin paralajmëruar për një tërmet të madh në Greqinë perëndimore. Por edhe këtë vit, ishte Dhoma e Tregtisë e ishullit Lefkada, që në Korrik e akuzoi se me deklaratat e veta prish imazhin e ishullit dhe dëmton turizmin lokal. Në të dy rastet Tselentis ka dalë i pafajshëm".
Akis Tselentis, u bë një emër i njohur në Shqipëri nga Presidenti Ilir Meta, i cili në muajin Korrik i referohej sizmologut grek, mbi mundësinë e një tërmeti ?apokaliptik". Akis Tselentis është aktualisht Drejtor i Institutit Gjeodinamik të Athinës dhe Shef i Qendrës Kombëtare të Tsunamit. Në zgjedhjet e 26 Majit të këtij viti ai dështoi të zgjidhej eurodeputet me demokracinë e re të Kryeministrit Mitsotakis.