Report TV - Vëllai i Fadil Memës: Llumi gjyqësor po luan me gjakun e vëllait tim

  • 5 years ago
ELBASAN- Ndryshimi i gjyqtarëve në Gjykatën e Elbasanit për shqyrtimin e kërkesës penale, për lirimin ose jo nga burgu të Florenc Çapjas, ku gjyqtarja Miranda Konica është zëvendësuar nga Fatime Fetahu, ka sjellë reagimin e ashpër të Bilbil Memës, vëllait të ish-policit Fadil Mema. Ky i fundit dyshohet se është tentuar të vritet nga Florenca Çapja në vitin 2006 para shtëpisë së tij. Bilbil Mema, vëllai i Fadilit, që ndjek me interes dinamikën e këtij procesi hetimor dhe gjyqësor kundër Florenc Çapjas, tha për ?Shqiptarja.com? se llumi i gjyqësorit po tenton të luajë me gjakun e vëllait të tij Fadil Mema. Mema shprehet për gazetën ?Shqiptarja.com? se ?...nuk mund të jemi dakord që çështjen tonë ta gjykojë gjyqtarja Pajtime Fetahu, e përjashtuar nga rradhët e gjyqësorit, pasi u filmua duke marë para. Si mund t?i besohet përsëri kësaj gjyqtareje, të rikthyer në Gjyqësor nga paratë e krimit e korrupsionit? Pajtimja, në dijeninë time, është shoqe e klasës e Gëzim Veleshnjës, avokat i familjes Çapja, së paku në rastin e të akuzuarit për vrasjen e Roland Rexhepit dhe Gentian Beqirit e shtetasit Arben Jaçe, të vrarë në Elbasan?? Më tej Bilbil Mema shprehet se duhet me çdo kusht që kjo gjyqtare të mos trajtojë çështjen e tyre, pasi ka konflikt të pastër interesi. Mema thotë për ?Shqiptarja.com? se ??Pajtime Fetahu ka vëlla Arben Kodollakun, oficer në policinë rrugore dhe një ish-koleg i Fadilit. A duhet që ta ketë edhe kjo gjyqtare, vëllanë të vrarë nga mafia që të kuptojë situatën tonë se ku ndodhemi? Çfarë do të thoshte kjo gjyqtare nëse një gjyqtar tjetër i korruptuar do lironte vrasësin e vëllait të saj???

Recommended