Termetet që goditen Shqiperine ne median boterore
  • 5 years ago
Vala e tërmeteve të fuqishëm që ka goditur Shqipërinë gjatë 24 orëve të fundit ka tërhequr vëmendjen e publik ndërkombëtar.

Mediat më të mëdha italiane si Rai, ANSA, La Stampa, etj, shkruajnë se lëkundjet e forta të tokës vijojnë dhe pas asaj me magnitudë 5.6 të shkallës Rihter. Të tjerë tërmete më të dobët u shënuan maksimumi me 4.9 gjatë natës.

Mediat gjermane si Bild e Tagesschau fokusohen tek numri i të plagosurve me plagë të lehta, që arriti në më shumë se 100. Më shumë se 100 lëkundje shkaktuan panik mes banorëve të Tiranës dhe qyteteve të tjera përqark ? shkruajnë më tej mediat gjermane.

Ndërsa prestigjiozja Washington Post përqendrohet tek dëmet që kanë pësuar rreth 400 ndërtesa e objekte banimi, në zonën Shqipërisë së Mesme që u prek më shumë nga lëkundjet.

Shtypi italian nuk le pa përmendur edhe gatishmërinë për ndihmë që i shprehu shefi i qeverisë italiane Giuseppe Konte, homologut të tij shqiptar Edi Rama për të ndihmuar në përballimin e situatës emergjente.

Tv Klan
Recommended