Nuk vonon! Prokuroria merr hapin tjetër kundër Tahirit: 'Kokë më kokë' me ish-ministrin në Apel
  • 5 years ago
TIRANE - Prokuroria për Krime të Rënda ka vendosur të apelojë vendimin që Gjykata për Krime të Rënda dha mbrëmë për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ku i rrëzoi të gjitha akuzat e organit të akuzës.

Prokuroria kërkoi javën e shkuar dënimin prej 12 vitesh burgim (që zbriste në 8 për shkak të gjykimit të shkurtuar), duke e akuzuar ish ministrin për tre vepra të rënda: "Trafikimi i narkotikëve?, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, ? Grupi i strukturuar kriminal?, ?Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.
Recommended