“Top Sheqeri”, vogelushja qe ka mijera ndjekes ne Instagram

  • 5 years ago
Ato të dyja janë nënë e bijë, të cilat duket se kanë një pasion të përbashkët që e kanë zbuluar në Instagram. Armonela Sulejmani dhe Anita e vogël, e njohur nga të gjithë si ?Top Sheqeri? realizojnë foto me skenografi nga më të veçantat.
Ajo është vetëm 15-muajshe dhe një modele e adhurueshme. Pas çdo fotoje dhe skenografie qëndron nëna e saj, Armonela. Të dyja sëbashku, nënë e bijë përkushtohen që çdo etapë të rritjes ta dokumentojnë me anë të fotove.
?Top Sheqeri? ka ndjekës të shumtë në Instagram, i cili menaxhohet me kujdes nga nëna e saj.
E gjithë ideja e skenografive dhe realizimit të fotove lindi si një pasion i Armonelës, nënës së ?Top Sheqerit? që të kishte shumë foto të bukura gjatë çdo faze të rritjes së vogëlushes së saj.
Ajo së bashku me 19 nëna të tjera kanë vendosur që të krijojnë një hashtag #bestbabiesteam në Instagram, nga ku organizohen që të realizojnë skenografi dhe foto me fëmijët e tyre me një tematikë të caktuar çdo muaj.
Armonela dhe ?Top Sheqeri? ishin sot të ftuara në emisionin ?Rudina? në Tv Klan dhe gjatë emisionit Armonela rrëfeu se si lindi ideja për një profil të tillë në Instagram.
?Unë si çdo nënë tjetër, kur Anita lindi iu përkushtova e tëra dhe lash pas dore veten time. Në çdo foto në rrjetet e mia sociale ishte vetëm Anita dhe miqtë dhe të afërmit më sugjeruan që t?i hapja një profil të vetin në Instagram ku njerëzit mund ta shihnin, por mbi të gjitha ajo vetë të kishte disa kujtime. Ideja për t?i vënë emrin ?Top Sheqeri? lindi si pasojë e kujtimeve të fëmijërisë, kur unë dhe motra ime hanim flokë sheqeri. Nita ka lindur e shëndetshme edhe pse tani i kanë ikur pak tulet, asaj i formoheshin rrathë ngado dhe unë i thërrisja top dhe një ditë natyrshëm më erdhi ta quaj top sheqeri?, tregoi Armonela./tvklan.al

Category

📺
TV

Recommended