Nga serialet e Netflix tek programet me te ndjekur

  • 5 years ago
Një buqetë e larmishme me emisione të aktualitetit, prodhime më të fundit të kinematografisë botërore e spektaklesh do të jetë ajo çfarë Televizioni Kombëtar Klan do të ofrojë për miliona shikues të tij, brenda dhe jashtë vendit, në sezonin e ri televiziv.

Duke lidhur kontratë me kompaninë amerikane më të madhe dhe më të suksesshme në botë, Sonny Pictures, teleshikuesit e brezave dhe shijeve të ndryshme do të kenë mundësinë të ndjekin ekskluzivisht disa prej serialeve më të njohur të gjigantit Netflix.

?Tv Klan bëhet televizioni i parë shqiptar që merr të drejtën e transmetimit të serialeve më të klikuar të Netflix, duke nisur me ?House of Cards?, që është seriali politik më i ndjekur dhe më i përfolur i 5 viteve të fundit. Për të vijuar me ?Narcos?, një tjetër serial i cili e ka premierën botërore në Nëntor të vitit 2019. Një tjetër titull, po i suksesshëm është ?The Black List?. Do të jetë në transmetim këtë sezon premierë, kryesisht me target të rinjtë, ?Hemlock Grove?, tregon Drejtori i Programacionit, Albert Dumani.

Serialet më të ndjekur, që janë bërë pjesë e përditshmërisë së publikut shqiptar, nuk do t?i mungojnë as këtë sezon ekranit të Televizionit Klan.

?Do të jetë ?Ironia e fatit?, me të famshmin Tatlitug, i cili do të ketë premierën të dielën në datën 8 Shtator. Do të jetë një tjetër serial turk shumë i suksesshëm,?Bija Ime? dhe në datën 3 Shtator nis premierë një serial brazilian, ?Një mundësi e dytë??, shton Dumani.

Stina e spektakleve do të sjellë këtë vit Klanifornian, një prodhim i ri i Televizionit Klan.

Formati ri i emisionit të humorit, nga Turjan Hysko dhe Marina Vjollca, veç emrave më të njohur të aktorëve që ishin sezonin e kaluar pjesë e ?Duplex?, ka afruar edhe Olsi Bylykun, Delinda Dishën, Lisa Kujofsen. Marina, bukuroshja e ekranit, do të ketë edhe rolin e moderatores.

?Humori është qendra e humorit Klanifornia, por përveç humorit ka për të qenë një spektakël i garantuar?, shprehet moderatorja Marina Vjollca.

Zhvillimet kryesore të politikës dhe pjesa më e rëndësishme e aktualitetit shoqërojnë publikun me transmetime live çdo mbrëmje, nga e hëna në të enjte, në emisionin më të ndjekur, ?Opinion?, të gazetarit Blendi Fevziu, që hyn në vitin e 23-të të tij.

Ky sezon është konceptuar për të qenë akoma më pranë publikut, pasi disa ngaprogramet me strukturë të përditshme do të vijnë nga e hëna në të shtunë, duke rritur kohën e transmetimit live të Televizionit Klan.

Çdo mbrëmje pas edicioneve informative, emisioni investigativ ?Stop? do të vijojë serinë e denoncimeve, për fenomenet negative të shoqërisë sonë dhe do të trajtojë problematika e shqetësime të ndryshme të qytetarëve.

?Aldo Morning Show? do të jetë nga e hëna në të shtunë çdo mëngjes. Programi hit i pasdites ?Rudina? do të jetë nga e hëna në të shtunë, në orën 17:00. Po ashtu, edhe ?Sfida e Gatimit? me Alfion dhe Indritin do të jetë nga e hëna në të shtunë, në orën 11:00?, zbulon më tej Dumani.

?Zonë e Lirë? e Arian Çanit, do të jetë çdo të premte,...