Atentat ne Tirane, nje i vrare

  • 5 years ago
Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri brenda një makine. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë në rrugën "Xhanfize Keko" në zonën e Porcelanit, thonë burimet për tvklan.al.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është qëlluar me armë brenda makinës. Dyshohet se ngjarja mund të jetë një atentat. Policia, e cila tashmë ndodhet në vendngjarje, u sinjalizua fillimisht nga qytetarët.
Shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarje janë të paqarta. Uniformat blu kanë ngritur postblloqe për të ndaluar autorin/ët.

Recommended